Shënohet Dita Botërorë e Pronësisë Intelektuale!
Me 26 Prill 2021, në mbarë botën u shënua Dita Botërorë e Pronësisë̈ Intelektuale me moton “Pronësia Intelektuale dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme - vendosja e ideve tuaja në treg.
Me 26 Prill 2021, në mbarë botën u shënua Dita Botërorë e Pronësisë̈ Intelektuale me moton “Pronësia Intelektuale dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme - vendosja e ideve tuaja në treg.
Me ketë rast, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në kuadër të shënimit të kësaj dite organizoi një tryeze online, karshi masave të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e për të diskutuar për të arriturat e sfidat në fushën e Pronësisë̈ Intelektuale në Kosovë.
Organizimit të kësaj tryeze I paraprinë edhe diskutime në disa emisione televizive ku zyra u përfaqësua nga Zjarrta Osmani e Donjeta Bytyqi, për të diskutuar rreth shënimit të kësaj dite.
Në tryezë morën pjesë edhe përfaqësues nga Agjencisë për Pronësi Industriale, Dogana e Kosovës, përfaqësues nga Projekti për Forcimin e Pronësisë̈ Intelektuale në Kosovë, e drejtor të Shoqatave Kolektive.