Për avancimin e mëtejmë të drejtës së autorit dhe të drejtave të përaafërta.

Zyra për të Drejtat e Autori dhe të Drejtat e Përafërta, Agjencia për Pronësi Industriale, dhe Dogana e Kosovës, organizuan konferencën kombëtare “ Të Drejtat Pronësore Intelektuale”

Në shënimin e kësaj dite morën pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani përfaqësues të Zyrës së BE-së, krijues, përfaqësues të komunitetit të bizneseve, dhe të institucioneve të pronësisë intelektuale etj.

Në shënimin e kësaj dite morën pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani përfaqësues të Zyrës së BE-së, krijues, përfaqësues të komunitetit të bizneseve, dhe të institucioneve të pronësisë intelektuale etj.

Me këtë rast ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se Pronësia Intelektuale ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin dhe avancimin e kulturës, shkencës dhe teknologjisë së vendit.

“Motoja e këtij viti Gratë në inovacion dhe kreativitet, është moto e qëlluar dhe shumë e rëndësishme, sepse të gjithë ne e kemi të qartë se gratë janë shumë kreative dhe inovative, dhe se gratë janë forca e ndryshimit. Institucionet veçanërisht duhet që të punojnë që të përkrahin dhe nxisin sa më shumë që gratë të angazhohen në punë kreative dhe inovacion, kështu do të siguronim kontributin e tyre të veçantë dhe të çmuar për kulturën dhe shoqërinë tone”

Ministri Gashi shtoi se Kosova ka bërë hapa mëdhenj me aprovimin e legjislacionit modern për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, ku kjo është vlerësuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2018, tha ministri Gashi.

“Ne jemi duke punuar për të krijuar një sistem të drejtës së autorit, ku krijuesit, përformuesit dhe mbajtësit tjerë të te drejtave të autorit kompensohen dhe veprat e tyre trajtohen ndershëm e me dinjitet, ky është edhe qëllimi i ligjit për të drejtën e autorit dhe mision i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Krijimtaria kulturore e mbrojtur me të drejtën e autorit sot, është e ardhmja e trashëgimisë kulturore nesër. Ne do t'i inkurajojmë dhe t’i japim nxitje krijuesve, përformuesve dhe investitorëve, në punën dhe investimet e tyre”, tha ministri Gashi.

Ministri Gashi foli edhe për arritjen e marrëveshjes mes shoqatës kolektive “APIK” dhe të përfaqësuesve të televizioneve dhe radiove, që sipas ministrit Gashi, ishte hap historik për vendin, që siguron zbatim të drejtave të autorit dhe kompensim të autorëve, përformuesve e producentëve.

Botimi i numri të tretë te revistës “Autori”

Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, gjatë mbajtjes së konferencës ka bërë edhe promovimin e botimit të numrit të katërt te revistës “Autori”, ku publikimi i së cilës është bërë pikërisht me datë 26 Prill 2017.  Revista “Autori” është revistë e profilizuar për fushën e Pronësisë Intelektuale, e cila përmban artikuj nga fusha e të drejtës pronësore intelektuale, përkatësisht nga e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta si dhe të drejtat pronësore intelektuale.