Për avancimin e mëtejmë të drejtës së autorit dhe të drejtave të përaafërta.

Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta ka mbajtur punëtorinë një ditore “Roli dhe rëndësia e Menaxhimit Kolektiv”

Qëllim i kësaj punëtorie ishte diskutimi për ngritjen e njohurive dhe funksionalizimi i sistemit të menaxhimit kolektiv të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, njohja me praktikat më të mira të licencimit të materialit që mbrohet me të drejtën e autorit, dhe mënyrën e përcaktimit të tarifave të përgjithshme.

Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ka mbajtur punëtorinë një ditore me temën “Roli dhe rëndësia e Menaxhimit Kolektiv”.

Qëllim i kësaj punëtorie ishte diskutimi për ngritjen e njohurive dhe funksionalizimi i sistemit të menaxhimit kolektiv të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, njohja me praktikat më të mira të licencimit të materialit që mbrohet me të drejtën e autorit, dhe mënyrën e përcaktimit të tarifave të përgjithshme.

Në këtë punëtori morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga: Shoqatat Kolektive, APIK dhe VAPIK, përfaqësues te Komisionit të Pavarur të Mediave, te Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, ndërmjetësues në fushën e të drejtës së autorit, avokat, si dhe përfaqësues të institucioneve te ndryshme.

Drejtori i ZDA-së, Valon Kashtanjeva, foli për zhvillimet e fundit në fushën e të drejtës së autorit dhe menaxhimin e të drejtave të autorit në përgjithësi.

Nga Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, drejtoresha Ardita Zejnullahu, foli për marrjen e licencave dhe përcaktimin e tarifave të përgjithshme

Ndërkaq, të dy përfaqësuesit e Shoqatave Kolektive, Florent Boshnjaku nga APIK, dhe Labinot Lajci nga VAPIK, paraqitën zhvillimet e fundit në Shoqata si dhe folën për licencimin dhe përcaktimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzuesit e të drejtës së autorit.

Drejtori i Departamentit Ligjor në Komisionin e Pavarur të Mediave, Niman Racaj foli për rolin dhe rëndësinë e këtij institucioni në zbatimin e të drejtës së autorit.

Punëtoria u mbajt me 8 Nëntor 2017.