Për avancimin e mëtejmë të drejtës së autorit dhe të drejtave të përaafërta.

U shënua Dita Botërorë e Pronësisë Intelektuale në Kosovë

Edhe këtë vit u shënua Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale në Kosovë, me moton “inovacioni përmirëson jetët”, duke iu bashkuar kështu 188 shteteve anëtarë të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Edhe këtë vit u shënua Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale në Kosovë, me moton “inovacioni përmirëson jetët”, duke iu bashkuar kështu 188 shteteve anëtarë të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Edhe këtë vit, institucionet përgjegjëse të fushës së pronësisë intelektuale në Kosovë, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në bashkëpunim me Agjencinë për Pronësi Industriale dhe Doganën e Kosovës si dhe ne mbështetje te Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shënuan këtë ditë me organizimin e konferencës, ekspozimin e disa produkteve false te ekspozuara nga Dogana e Kosovës, dhe me shpërndarjen e broshurave me informata për mbrojtjen e të drejtave pronësore intelektuale.

Në shënimin e kësaj dite morën pjesë Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë znj. Hikmete Bajrami, përfaqësues të Zyrës së BE-së, krijues, përfaqësues të komunitetit të bizneseve, dhe të institucioneve të pronësisë intelektuale etj.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti tha se respektimi i krijimit të shpirtit krijues është një nga pikat e fuqishme që ka Republika e Kosovës dhe e cila është e kompletuar edhe me legjislacionin përkatës në pajtim dhe i harmonizuar edhe me legjislacionin europian dhe ndërkombëtar.

Po ashtu, edhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se përdorimi i pa autorizuar i markës tregtare; prodhimi, eksportimi, shitja e patentave pa licencë; falsifikimi i produkteve; pirateria dhe dukuri të ngjashme janë preokupim i shumë vendeve të botës, prandaj, është e një rëndësie të veçantë që këto dukuri negative të luftohen dhe në Kosovë.

Në fjalimin e tij, zv.shef i Zyrës së BE-së, Libor Chald, tha se inovacioni duhet të mbrohet dhe kjo është arsyeja pse pronësia intelektuale është me rëndësi.

Për rolin e Doganës së Kosovës në fushën e Pronësisë Intelektuale, foli Drejtori i zbatimit të ligjit, Blerim Krasniqi i cili tha se fusha e së drejtës së pronësisë intelektuale është fushë e re dhe se roli i Doganës ka vazhduar të forcohet dita-ditës.

Botimi i numri të tretë te revistës “Autori”

Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ka botuar numrin e tretë te Revistës “Autori”, publikim I së cilës është bërë pikërisht në shënimin e Ditës Pronësore Intelektuale, 26 Prill 2017. Revista “Autori”, si revistë e profilizuar për fushën e Pronësisë Intelektuale, përmban artikuj nga fusha e të drejtës pronësore intelektuale, përkatësisht nga e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta si dhe të drejtat pronësore intelektuale.