Për avancimin e mëtejmë të drejtës së autorit dhe të drejtave të përaafërta.

Muaji Prill, muaj i Pronësisë Intelektuale

Me 26 Prill 2016, u shënua Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, në këtë ditë institucionet përgjegjëse të fushës së pronësisë intelektuale si Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta – MKRS, Agjencia për Pronësi Industriale – MTI, Inspektorati i Tregut- MTI, Dogana e Kosovës – MF, Policia e Kosovës organizuan një sërë aktivitetesh promovuese dhe vetëdijesuese me rastin e kësaj dite.

Me 26 Prill 2016, u shënua Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, në këtë ditë institucionet përgjegjëse të fushës së pronësisë intelektuale si Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta – MKRS, Agjencia për Pronësi Industriale – MTI, Inspektorati i Tregut- MTI, Dogana e Kosovës – MF, Policia e Kosovës organizuan një sërë aktivitetesh promovuese dhe vetëdijesuese me rastin e kësaj dite.

Aktivitetet filluan me mbajtjen e Konferencës Shtetërore për Pronësinë Intelektuale në Kosovë- të arriturat dhe sfidat” ku morën pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Shala, kryesuesit e institucioneve gjegjëse të fushës së pronësisë intelektuale, përfaqësuesit e institucioneve, përfaqësues të bizneseve, dhe artist. Qëllimi i kësaj konference ishte pasqyrimi i punës së bërë deri më tani në fushën e pronësisë intelektuale dhe diskutimi i të arriturave-sfidave me të cilat ballafaqohen institucionet në zbatimin e këtyre të drejtave.

Pas mbarimit të Konferencës Shtetërore të Pronësisë Intelektuale, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta së bashku me Doganën e Kosovës dhe Agjencinë për Pronësi Industriale me qëllim të informimit të qytetarëve për rëndësinë e të drejtave pronësore intelektuale shpërndan materiale promovuese dhe diskutuan me qytetar rëndësinë e zbatimit të këtyre të drejtave. Njëkohësisht gjatë këtij aktiviteti promovues, Dogana e Kosovës bëri ekspozimin e disa produkteve të falsifikuara që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe dëmtojnë shëndetin publik.

Për shënimin e kësaj dite, pati një interesim të madh nga ana e medieve,l me ç’rast drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta z. Kashtanjeva si dhe krye shefi i Agjencisë së Pronësisë Industriale z. Tahiri morën pjesë në emisione të ndryshme, ku diskutuan për rëndësinë e zbatimit të drejtave të pronësisë intelektuale dhe progresit në këtë fushë.

Aktiviteteve të realizuara për shënimin e 26 Prillit, Ditës së Pronësisë Intelektuale i paraprinë edhe disa aktivitete tjera, si debati publik me panelistët e institucioneve të pronësisë intelektuale me temën “ Të Drejtat Pronësore Intelektuale dhe sfidat nga MSA” më  13 Prill 2016, në EU Information Center. Ky debat ngjalli shumë interesim dhe morën pjesë përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të bizneseve,  artist dhe studentë.
 
Një tjetër aktivitet me po aq rendësi u realizua në Universitetin Publik “Kadri Zeka” më 21 Prill 2016, në Gjilan, ku u mbajt një ligjëratë nga përfaqësuesit e institucioneve të pronësisë intelektuale për studentët e fakultetit ekonomik dhe fakultetit juridik me qëllim të ngritjes së njohurive për rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale si dhe respektimin e tyre.
 
Për gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve për nder të shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale gjatë muajit Prill 2016, njëkohësisht edhe Task Forca Kundër Piratërisë ka realizuar veprime në terren. Task Forca kundër Piraterisë me qëllim të luftimit të piraterisë ka bërë inspektime në qytetin e Prishtinës, në Mitrovicë dhe në Pejë ku janë sekuestruar një numër i madh i materialeve pirate.