Për avancimin e mëtejmë të drejtës së autorit dhe të drejtave të përaafërta.

Është përmbyllur projekti rreth përforcimimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Kosovë

Projekti “Përforcimi i Sistemit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Kosovë“ përfitues i të cilit ka qenë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Zyrës së të Drejtave të Autorit, ka përmbyllur mandatin e saj në Kosovë, përmes një konference për medie.

Projekti “Përforcimi i Sistemit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Kosovë“ përfitues i të cilit ka qenë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Zyrës së të Drejtave të Autorit, ka përmbyllur mandatin e saj në Kosovë, përmes një konference për medie.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti Hoti tha se asistenca e përfituar nga ky projekt ka ndikuar pozitivisht në përgatitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në implementimin e të drejtave pronësore intelektuale, përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe evropiane nga kjo fushë, përkatësisht të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.

“Posaçërisht pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, marrëveshje kjo që kërkon mbrojtje më të mirë të të drejtave të autorit dhe të drejtave tjera pronësore intelektuale, si dhe rekomandimit të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-së, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë duke theksuar faktin se kjo i jep një vend të rëndësishëm promovimit të të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta”, theksoi Hoti.

Për rëndësinë dhe bashkëpunimin e projektit foli edhe drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në MKRS, Valon Kashtanjeva, i cili tha se infrastruktura ligjore e të drejtave të autorit është harmonizuar me legjislacionin e BE-së. Drejtori Kashtanjeva po ashtu bëri edhe një përmbledhje të të gjitha aktiviteteve, seminareve e shumë organizimeve tjera të cilat janë realizuar në kuadër te projektit.

Projekti i quajtur “Përforcimi i Sistemit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Kosovë (DPI)” është një projekt i financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe implementuar nga Konsorciumi Pohl Consulting & Associates dhe Zyra Daneze për Patenta dhe Marka Tregtare. Ka filluar më 5 shkurt 2013 me një kohëzgjatje fillestare prej 24 muajsh. Me kërkesë të përfituesve është zgjatur edhe për 9 muaj, dhe do të përfundojë (sot) më 4 nëntor 2015.

Përfituesit kryesorë të projektit ishin Agjencia për Pronësi Industriale (API) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Zyra për të Drejtat Autoriale dhe të Drejtat e Përafërta (ZDADP) në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Palët e tjera të interesit ishin: Dogana, Policia, Inspektorati i Tregut, gjyqësia dhe komuniteti i biznesit në Kosovë.