Për avancimin e mëtejmë të drejtës së autorit dhe të drejtave të përaafërta.

Ftesë Për Festimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale

Në emër të Agjencisë për Pronësi Industriale, Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Projektit të financuar nga BE “Forcimi i Sistemit të Pronësisë Intelektuale në Kosovë” – EUIPR, kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për nder të festimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

I, E nderuar,

Në emër të Agjencisë për Pronësi Industriale, Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Projektit të financuar nga BE “Forcimi i Sistemit të Pronësisë Intelektuale në Kosovë” – EUIPR, kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për nder të festimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Konferenca do të mbahet më:

28 Prill 2014: Nga ora: 09.00 deri 14.00
Vendi: Hotel Grand, Rruga Nëna Tereza, 10000, Prishtinë


Konferenca ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e të drejtave pronësore intelektuale. Për më tepër, konferenca do të fokusohet në të arriturat e institucioneve kosovare të Pronësisë Intelektuale.

Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me autoritete tjera relevante të pronësisë intelektuale – Agjencia e Pronësisë Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut, Policia – do të informojnë publikun dhe mediat për zhvillimet e fundit në të drejtat pronësore intelektuale në Kosovë. Pjesë e konferencës do të jenë përfaqësuesit nga biznesi, universiteti, autorët, organizatat e menaxhimit kolektiv, etj.

Ju lutem gjejeni të bashkëlidhur Agjendën e Konferencës.

Ju lutem konfirmojeni pjesëmarrjen tek z. Plorat Pervizaj në 044 115 584 ose e-mail: [email protected]

Në lidhje me konferencën ju lutem kontaktoni [email protected] ose [email protected]
Ju mirëpresim në konferencë. Prezenca juaj do të vlerësohet shumë.

Me Respekt

Mr.Sc. Flutra Hoxha
Drejtoreshë e Përgjithshme Agjencia e Pronësisë Industriale

Mr.Sc. Valon Kashtanjeva
Drejtor Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Evgeniya Tabova
Udhëheqëse e Ekipit EUIPR

Shkarko si PDF: "Ftesë Për Festimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale"

Shkarko si PDF: Shkarko si PDF: AGJENDA "Sistemi i Pronësisë Intelektuale në Kosovë të arriturat dhe sfidat"