Kampanja për vetëdijesim dhe informim
Kampanja për informim dhe vetëdijesim Në kuadër të veprimtarisë së vetë zyra, ka për obligim që të informoj publikun lidhur me të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me këtë qëllim, është realizuar kampanja zyrtare, e cila është hapur më 23 Prill 2012, nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Z. Memli Krasniqi, me moton Kosova Mbron Autorin.
Kjo kampanjë është realizuar me aktivitete të ndryshme, respektivisht përmes shpërndarjes së broshurave me pyetje dhe përgjigjeje për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, reklama audio-vizuale të realizuar në televizionin kombëtarë RTK, në portalet e lajmeve në internet dhe audio reklama në radiot kombëtare. Për më tepër, në kuadër të kampanjës janë realizuar edhe shumë takime me artistë dhe mbajtës të tjerë të të drejtave si dhe një ligjëratë me të rinj.
Në kuadër të kampanjës vetëdijësuese, është mbajtur konferenca dy ditore me 5 dhe 6 Qershor 2012, me temën Menaxhimi Kolektiv i së Drejtës së Autorit dhe Pirateria. Folësit kryesor në konferencë kanë qenë ekspertë të fushës, nga Sllovenia, Hungaria dhe Brukseli. Në konferencë ka marr pjesë një numër të madh pjesëmarrësish nga komuniteti krijues i vendit.
Në kuadër të organizimit të fushatave vetëdijesuese dhe senzibilizuese, nga 15 Qershori 2013, është realizuar kampanja me moton Stop Piraterisë. Në kuadër të kësaj kampanje është realizuar një konferencë një ditore, ku morën pjesë institucionet veprimtaria e të cilave ndërlidhet me fushën e pronësisë intelektuale, shoqatat kolektive për administrimin e të drejtave të autorit, dhe një numër i madh i artistëve dhe bizneseve.
Me qëllim të njoftimit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, Task Forca kundër Piratërisë ka publikuar një njoftim në të gjitha mediat si në ato të shkruara dhe elektronike me çrast ka njoftuar të gjithë personat të cilët bëjnë prodhimin, shpërndarjen, shitjen apo vendosjen në internet, të produkteve të cilat përmbajnë material që mbrohet me të drejtën e autorit, obligohen që të pajisen me kontrata dhe autorizime përkatëse nga mbajtësit e të drejtave. Me anë të këtij njoftimi, janë informuar të gjithë qytetaret për fillimin e veprimeve te Task Forcës ne terren.
Gjithashtu në kuadër të fushtës janë botuar broshura me material informues për piraterinë, të drejtat e autorit, për Task Forcën kundër Piraterisë dhe Zyrën për të Drejtat e Autorit.
Këto broshura janë shpërndarë gjithandej, e veçanërisht në pikat e shitjes së materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit. Po ashtu, në kuadër te kamnpanjës është realizuar edhe një video-njoftim i cili është transemtuar në disa televizione dhe portale informative.
Në aspektin e realizimit të aktiviteteve promovuese me qëllim të afirmimit të mëtutjeshëm të drejtave të autorit, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta ka filluar edhe me një fushatë tjetër informuese dhe vetëdijësuese lidhur me të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Qëllimi i realizimit të fushatës vetëdijësuese për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta është që të ngritë njohuritë e bartësve të drejtave të autorit, përdoruesve të drejtave të autorit dhe në përgjithësi opinionit të gjerë, lidhur me rëndësinë e respektimit të drejtave të autorit dhe luftimin e piraterisë në Republikën e Kosovës. Target i kësaj fushate janë: universitetet, qendrat e fotokopjeve, përdoruesit e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta (televizionet, radiot )si dhe bibliotekat.
Deri më tani ZDA ka ndërmarrë një numër të aktiviteteve me të cilat pretendohen të krijohet një sistem funksional i së drejtës së autorit. Planifikohet se me realizimin e aktiviteteve të planifikuara, mund të përforcohet edhe më tej sistemi i të drejtës së autorit në Republikën e Kosovës.